Arrestohet 83 vjeçari nga Skenderaj

Kronikë e zezë

Arrestohet 83 vjeçari nga Skenderaj

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:21
Ilustrim

Sot rreth orës 14:00 është arrestuar një 83 vjeçar, në fshatin Polac të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit më inicialet B.V., Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Skenderaj, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Vjedhje të shërbimeve”.

“Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat