Detyroi gruan në prostitucion, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Detyroi gruan në prostitucion, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:22
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas zhvillimit të suksesshëm te hetimeve, duke zbatuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, më 20 janar 2022, ka ndaluar të pandehurin L.P.,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar të dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.

I pandehuri L.P., me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë,.

Ndaj të njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat