Arrestohen dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike në Vushtrri

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:12
Ilustrim

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi ka ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 27 Janar 2022, në kuadër të planit operativ për “Parandalimin dhe identifikimin të personave të dyshuar që merren me shitblerje, konsumim të substancave narkotike”.

Sipas komunikatës për medie, arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Dëshmoret e kombit”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar.

“Gjatë kontrollit te personi i parë janë gjetur trembëdhjetë (13) qese të cilat dyshohet qe janë substancë narkotike- marihuanë, ndërsa te personi i dyte janë gjetur dy cigare e cilat përmbajtje e te cilave dyshohet që janë substance narkotike-marihuanë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar.

“Te personi i parë substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te pësoni i dytë 1-gram. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar,,, shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndaj të dyshuarve pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat