Pamje të momentit kur 32-vjeçari mbetet i plagosur me 2 plumba në qendër të Prishtinës

Kronikë e zezë

Pamje të momentit kur 32-vjeçari mbetet i plagosur me 2 plumba në qendër të Prishtinës

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person i moshës 32-vjeçare ka mbetur i plagosur rëndë në qendër të Prishtinës, në afërsi të Katedrales.

Pamjet që janë publikuar, tregojnë trupin e të riut të shtrirë në tokë në afërsi të një veture. Aty afër shihen edhe shumë kalimtar të rastit, e për më keq, edhe fëmijë.

Personi i plagosur raportohet të jetë taksist. Plagosja thuhet të ketë pasur si shkak një zënkë verbale paraprake.

Siç raportohet, viktima ka marrë dy plagë, njërën në këmbë dhe tjetrën në bark. Ai është duke u trajtuar në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat