Goditet aksidentalisht me pushkë ajrore një person në Rahovec

Kronikë e zezë

Goditet aksidentalisht me pushkë ajrore një person në Rahovec

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një person dje ka goditur aksidentalisht një tjetër me pushkë ajrore në Rahovec.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat