Zhduken dy vajza, njëra në Viti e tjetra në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza, njëra në Viti e tjetra në Prishtinë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 09:39
Ilustrim

Policia përmes raportit 24-orës ka njoftuar se dje në polici është raportuar për dy persona të zhdukur.

Siç bëhet e ditur rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Viti.

Në Prishtinë nëna ka raportuar se vajza e saj është  larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq në Viti babai ka raportuar vajzën e tij të zhdukur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat