Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje

Kronikë e zezë

Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 09:14
Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje

Në pikë kalimin kufitar Jarinje me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës ne bashkëpunim në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës është zhvilluar një plan operativ i koduar “Luftimi kontrabandës”.

Gjatë zhvillimit të planit operativ është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një qytetar i Republikës se Kosovës.

Për arsye të dyshimit të bazuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative, vetura në fjalë është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku i është bërë kontrolli detal nga zyrtarët doganorë dhe policorë.

Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në shumën prej 34.720 euro. Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe Prokurori i Prokurorisë Speciale.

“Bazuar në nenin 33 paragrafi 5 i ligjit 05/L-096 (Ligji per pastrimin e parave dhe luftimin e financimit te terrorizmit), palës i janë konfiskuar 25% apo 8,680 euro e mjeteve të padeklaruara, ndërsa 75% apo 26,040 euro të mjeteve janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për hetime të mëtutjeshme”, njoftoi Dogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat