Gjendet i varur një 27-vjeçar në një hotel në Gjakovë

Kronikë e zezë

Gjendet i varur një 27-vjeçar në një hotel në Gjakovë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:26
Ilustrim

Një 27-vjeçar është gjetur sot i varur në terasën e një hoteli në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka thënë se për vdekjen e 27-vjeçarit ka njoftuar punëtori i hotelit.

Sipas Xhurkajt, viktima në fjalë ka qenë shqiptar nga Kosova me shtetësi amerikane.

“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor-Gjakovë është njoftuar për një person të varur në terasën e hotel “Luxus” –Gjakovë. Patrulla policore ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në terasën e hotelit. Në vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bërë konstatimin e vdekjes së personit të moshës 1995”, tha Xhurkaj.

Xhurkaj shtoi se në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa theksoi se trupi i viktimës është dërguar në IML për autopsi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat