Keqtrajtoi djalin e tij 12 vjeçar, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Kronikë e zezë

Keqtrajtoi djalin e tij 12 vjeçar, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Më: 7 mars 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, sepse i njëjti kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat