Edhe kjo ndodh në Vushtrri: Një grua raporton në polici se ia kanë vjedh lavatriqen

Kronikë e zezë

Edhe kjo ndodh në Vushtrri: Një grua raporton në polici se ia kanë vjedh lavatriqen

Më: 14 mars 2022 Në ora: 09:34

Një grua ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur një lavatriqe.

Sipas raportit 24 orësh, lavatriqja është gjetur në një hekurishte dhe i është kthyer pronares.

“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri, 13.03.2022-09:00. Ankuesja femër ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga  aty kanë vjedhur një lavatriqe.

Lavatriqja është gjetur në një hekurishte dhe i është kthyer pronares ndërsa i dyshuari mashkul është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat