Gjendet i vdekur një person në afërsi të një restoranti në magjistralen Suharekë – Shtime

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në afërsi të një restoranti në magjistralen Suharekë – Shtime

Më: 15 mars 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur dje në afërsi të një restoranti në magjistralen Suharekë – Shtime.

Në raportin e policisë thuhet se nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat