​Mbajti një femër të mbyllur për tri ditë, arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

​Mbajti një femër të mbyllur për tri ditë, arrestohet një person në Pejë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Pejë ka arrestuar një person me inicialet M.D. (1966), i cili për tri ditë kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi një femër së bashku me fëmijën e saj.

Më 20.03.2022, rreth orës 16:00, policia është informuar se në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë, një femër së bashku me fëmijën e saj është duke u mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj në një shtëpi.

Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Viktima deklaroi se është mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj nga i dyshuari tri ditë.

Personi i arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat