Dy raste të zhdukjes, një grua me fëmijën në Pejë dhe një vajzë në Gjakovë

Kronikë

Dy raste të zhdukjes, një grua me fëmijën në Pejë dhe një vajzë në Gjakovë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh për dy raste të zhdukjes, njëra në Pejë dhe tjetra në Gjakovë.

Në Pejë është raportuar se në grua me fëmijën e saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, si dhe një vajzë në Gjakovë.

Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Gjakovë, 22.03.2022 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare më datë 20.03.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat