Në Prizren u raportuan të zhdukur, tre të miturit që kishin vjedhur një veturë u kapën nga policia në Prishtinë

Kronikë

Në Prizren u raportuan të zhdukur, tre të miturit që kishin vjedhur një veturë u kapën nga policia në Prishtinë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një grua në Prizren kishte raportuar të shtunën në polici se tre djemtë e saj të mitur kishin dalë nga shtëpia dhe se nuk di gjë për vendndodhjen e tyre.

Lidhur me këtë, ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të miturit janë gjetur në Prishtinë.

“Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin”, tha Gashi.

“Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”, shtoi ai.

Gashi po ashtu sqaroi se rasti i veturës është i raportuar si rast vjedhjeje në stacionin policor në Prizren.

Të miturit pas kësaj janë kthyer në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat