Burri rrahu gruan në Ferizaj, në konflikt përfshihet edhe vëllai i viktimës

Kronikë e zezë

Burri rrahu gruan në Ferizaj, në konflikt përfshihet edhe vëllai i viktimës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një grua është sulmuar fizikisht dje nga burri i saj në Ferizaj, në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës.

Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, njofton policia.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM TRUPOR /Ferizaj 09.04.2022-00:00. Viktima femër ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull– bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, po ashtu në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat