Grabitje e armatosur në një pompë benzine në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pompë benzine në Prishtinë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 09:16
Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pompë të benzinës në Prishtinë.

Siç njofton policia një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“GRABITJE Prishtinë 10.04.2022 – 03:42. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompë të derivateve, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parsh dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rasti në procedurë hetimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat