Policia jep detaje të reja për aksidentin në autostradë ku humbi jetën shtetasi i Shqipërisë

Kronikë

Policia jep detaje të reja për aksidentin në autostradë ku humbi jetën shtetasi i Shqipërisë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin që ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku edhe ka humbur jetën një person shtetas i Shqipërisë.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë,  20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës.

Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat