Gjendet një 21-vjeçar i vdekur në Novosellë të Pejës

Kronikë e zezë

Gjendet një 21-vjeçar i vdekur në Novosellë të Pejës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Novosellë të Pejës është gjetur pa shenja jete një person i moshës 21-vjeçare. Viktima është gjetur nga familjarët e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi, duke shtuar se rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat