Vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën njëri nga tre personat e lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën njëri nga tre personat e lënduar

Më: 25 prill 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka ndërruar jetë pasagjerja e cila ishte lënduar dje në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Korreticë të Epërme.

Deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e vozitëses femër, ku si pasojë kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare  dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë,  vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat