Detaje rreth aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Detaje rreth aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

Më: 1 maj 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit që ndodhi dje në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku humbi jetën një 70 vjeçar,

Sipas raportit thuhet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VË kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi”, thuhet në raport.

I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat