Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, ku u plagosen dy persona

Kronikë e zezë

Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, ku u plagosen dy persona

Më: 1 maj 2022 Në ora: 17:30 Përditësuar në ora: 21:38 më 01.05.2022
Foto ilustrim

QKUK: Gjendja e të plagosurve në Mramor është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

Gjendja e dy personave që u plagosën në fshatin Mramor të Prishitnës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu tha për Klankosova.tv mjeku kujdestar më Qendren Klinke dhe Universitare të Kosovës Sami Bajçinca.

Bajçinca tha se njëri nga të plagosur është ende duke u operuar.

“Gjendja e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit ka hyrë para një ore në sallën e operimit. Ka plagë shpuese në bark por nuk ka rrezik”.

Ndërkaq tjetrit po i përcillet gjendja pasi ka një plagë në kukë, predha ka ngecur aty dhe ortopedët po e përcjellin gjendjen dhe do të vendosin se a do të operohet sonte apo ndonjë ditë tjetër deri të qetësohet gjendja”- tha Bajçinca.

IPK deklarohet për plagosjen e dy personave në Mramor, konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor

Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona janë plagosur sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lidhur me këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar edhe se i përfshirë është një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshirë edhe një zyrtar policor.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, konform mandatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast.

Do të ju njoftojmë me kohë më rrjedhën e këtyre hetimeve.”, u tha tutje në njoftimin e IPK-së.

Duhet përkujtuar që nga Policia e Kosovës njoftuan se dy personat e plagosur në këtë rast janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit, ndërsa në vendin e ngjarjes u theksua të jetë konfiskuar një armë zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të shtëna me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri ka patur pak më parë në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë, të Prishtinës.

Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë Borovci.

Po ashtu u theksua se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat