43-vjeçarja në Fushë Kosovë e çon në Polici djalin e vëllait: Po më kërcënon gjermanisht

Kronikë

43-vjeçarja në Fushë Kosovë e çon në Polici djalin e vëllait: Po më kërcënon gjermanisht

Më: 2 maj 2022 Në ora: 14:42
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje në Fushë Kosovë është raportuar pas mesnatës nga një 43-vjeçare e cila ka deklaruar se një familjar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Sinjali ka mësuar se viktima e ka denoncuar djalin e vëllait të saj, A.B., 33-vjeçar i cili sipas saj e ka kërcënuar në gjuhën gjermane, duke bërtitur me zë të lartë pas një mosmarrëveshje që kishte me të.

Për shkak të frikës dhe shqetësimit, ajo e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se edhe më parë kanë ndodhur raste të njëjta mes tyre.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer në banesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat