60-vjeçari gjendet i vdekur në një veturë në Prizren

Kronikë e zezë

60-vjeçari gjendet i vdekur në një veturë në Prizren

Më: 6 maj 2022 Në ora: 22:08
Ilustrim

Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete. Patrulla policore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me mjekun, i cili ka qenë në vend të ngjarjes. Ai ka konstatuar vdekjen e personit në veturë. Viktima është A.M. (viti i lindjes 1962), me vendbanim në Prizren”, ka thënë ai.

Sipas tij, për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

“Në vendngjarje ka dalë dhe njësiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren”, ka deklaruar Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat