“Do t’ju mbys nëse nuk më jepni para”- i akuzuari dënohet me 8 muaj burg

Kronikë e zezë

“Do t’ju mbys nëse nuk më jepni para”- i akuzuari dënohet me 8 muaj burg

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar sot me tetë muaj heqje lirie të pandehurin D.K., shtetas kosovar, për shkak të veprës penale detyrimi.

I pandehuri më 14 nëntor 2012, në Ferizaj, ka detyruar të dëmtuarin B.Q., të veprojë në dëme të pasurisë së tij, në atë mënyrë që përmes kërcënimit se:

“do të mbys ty, nënën dhe babanë nëse nuk më jep para”, ashtu që ky kërcënim ka shkaktuar shqetësim dhe ankth tek i dëmtuari dhe i njëjti është detyruar të veprojë kundër pasurisë së tij, dhe të pandehurit t`i jep këpucë, dy play-station dhe gjëra të tjera të ndryshme materiale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat