Ngjarje e rëndë në Vushtrri, të shtëna me armë - plagoset një person

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Vushtrri, të shtëna me armë - plagoset një person

Më: 30 maj 2022 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri ka pasur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vushtrrisë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Personi është jashtë rrezikut për jetë. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia është informuar nga Emergjenca në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Njësia policore ka shkuar menjëherë, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat