Kishte therur me thikë një person para disa dite, arrestohet 31 vjeçari

Kronikë e zezë

Kishte therur me thikë një person para disa dite, arrestohet 31 vjeçari

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se më datën 04.06.2022 rreth orës 12:40 në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupor.

Ku personi me inicialet Sh.S (M/K) i moshës 35 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore pas therjes me thikë nga një person i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht ishte cilësuar ” Lëmdim i rëndë trupor”

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intenzive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dje me datën 08.06.2022 rreth orës 21:00 ka arrestuar të dyshuarin e kësaj ngjarje me inicialet Y.R ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari ndalet për 48 orë , ndërsa rasti është ri cilësuar Vrasja e mbetur në tentativë”, për procedura të mëtejme hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat