Të miturat viktima të dhunës seksuale në Kosovë/ 52-vjeçari në Prizren kapet mat me 15-vjeçaren në veturë, dyshohet se e dhunoi

Kronikë e zezë

Të miturat viktima të dhunës seksuale në Kosovë/ 52-vjeçari në Prizren kapet mat me 15-vjeçaren në veturë, dyshohet se e dhunoi

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 09:49
Ilustrim

Pothuajse çdo vit në Kosovë raportohet për dhjetëra raste të sulmeve seksuale e dhunimeve.

Në vitet e fundit numri i këtyre rasteve është rritur, derisa të miturat janë ndër më të sulmuarat.

Për një rast të dhunimit për të cilin po dyshohet një 52-vjeçar nga Prizreni, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Sinjali mëson i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap mat, në veturën e tij, bashkë me një të mitur.

Burimet nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një 15-vjeçare, e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga burri 52-vjeçar.

Rasti u zbulua derisa Policia ishte duke patrulluar në një pikë kontrolli, në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku ndaloi veturën që e drejtonte i dyshuari.

Pas verifikimit dhe mbledhjes së informacioneve fillestare, rezultoi se e mitura që u kap në veturë me 52-vjeçarin dyshohet se është dhunuar nga i njëjti.

Dy palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “dhunimi” për zbardhjen e rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer vepra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat