Përplasi 2 efektivët me “Range Rover”, “i forti” i Durrësit lihet në burg

Kronikë e zezë

Përplasi 2 efektivët me “Range Rover”, “i forti” i Durrësit lihet në burg

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:56
Ilustrim

Hysen Pici, i cili mbrëmjen e së enjtes përplasi me makinë 2 efektivë në Durrës është lënë në burg.

Ndaj tij, është mbajtur seanca dhe u vendos masa e sigurisë “arrest me burg.”

Hysen Pici ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Range Rover” në sens të kundër kur një patrullë policie e ndaloi. Ai refuzoi t’i bindej urdhrit për të ndaluar duke përplasur 2 efektivët, njëri nga të cilit përfundoi në spital.

Gjatë seancës Pici ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte policin dhe se gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi.

Si ndodhi ngjarja

Policia i ka bërë me shenjë mjetit për të ndaluar pasi kishte informacion se aty udhëtonte një person i rrezikshëm. Por, makina ka devijuar rrugën dhe ka nisur të ecë në sens të kundërt, ndërkohë që përballë i ka dalë një tjetër patrullë policie, por mjeti ka vijuar rrugën duke përplasur dy policë.

Njëri prej tyre u dërgua në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që polici tjetër që mori lëndime më të lehta, ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në ajër disa herë për të lajmëruar kolegët.

Pas kësaj mjeti ka vijuar rrugën drejt Vilës së Zogut, por aty është ndaluar nga patrulla e policisë ku i është arrestuar drejtuesi i “Range Rover”, të cilit i është gjetur dhe një armë zjarri.

Ndërkohë që personi tjetër, (dyshohet Avdylaj), ka marrë armët e tjera të zjarrit në makinë dhe ka mundur t’i shpëtojë policisë për shkak të errësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat