Ia ndërroi kilometrat veturës për ta shitur, identifikohet ferizajasi

Kronikë e zezë

Ia ndërroi kilometrat veturës për ta shitur, identifikohet ferizajasi

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 10:32
Ilustrim

Policia ka njoftuar se dje, pas një viti, është hetuar dhe identifikuar një i dyshuar, i cili dyshohet të ketë mashtruar viktimën, duke i ndërruar numrin e kilometrave të automjetit.

Hetimet për rastin kanë nisur, dhe se rasti kishte ndodhur para një viti.

“Më 17.06.2022 është hetuar dhe identifikuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mashtruar viktimën, i ka ndërruar numrin e kilometrave të automjetit.

Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat