Vdekja tragjike e fëmijës nga zjarri në Gjakovë: Viktima është një 11-vjeçare, flasin nga Policia

Kronikë

Vdekja tragjike e fëmijës nga zjarri në Gjakovë: Viktima është një 11-vjeçare, flasin nga Policia

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, ka humbur jetën një fëmijë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elazaj.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve”, theksoi Elezaj.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvenje’. Trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Zjarrfikësit kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat