“Jam sa 15 njësi speciale” / Rrëfimi 21-vjeçarit që u keqtrajtua nga policët në stacionin policor në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

“Jam sa 15 njësi speciale” / Rrëfimi 21-vjeçarit që u keqtrajtua nga policët në stacionin policor në Fushë Kosovë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Syri i mavijosur e buza e ënjtur nga goditjet, janë dëshmia e keqtrajtimit të një 21-vjeçari nga Policia e Kosovës.

L.H. thotë se nuk ka vend në trup pa dhimbje e mavijosje nga goditjet që pretendon se i mori nga dy zyrtarë policorë, në stacionin e Policisë në Fushë Kosovë.

I riu, i cili kërkon të mbetet anonim, kishte incizuar me telefonin e tij gjithçka ndodhi gjatë rrugës drejt stacionit policor, deri te rrahja brutale brenda këtij stacioni.

E gjithë ngjarja, sipas 21-vjeçarit, nisi kur policët i kërkuan të largohet nga vendi ku e kishte parkuar veturën.

“Më kanë ndalë për kontroll. I kam dhënë dokumentet edhe m’kanë kërku që me shku në stacion policor. I kam thënë pse, më thanë që duhet me shku se ‘nuk e kena librin e shënimeve’”, thotë ai.

Nga debati që kishin te vetura dhe dënimi që i riu mori, ngjarja u zhvendos në stacionin e Policisë në Fushë Kosovë.

Aty, tregon L.H., filluan kërcënimet nga zyrtarët policorë.

“Jam sa 15 njësi speciale’,  edhe e ka largu rripin që e mban pistoletën, edhe m’ka thënë a po don m’u rreh. I kam thanë që nuk kam ardhë m’u rreh, me marrë gjobën edhe me ec tutje”, shton ai.

Kërcënimi dëgjohet edhe në audio-incizimin që i riu e bëri me telefonin e tij.

Pas provokimeve me fjalë, zyrtarët policorë filluan të ushtrojnë dhunë mbi L.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat