I riu gjendet pa shenja jete në Pejë, familjarët panë njollat e gjakut në shtëpinë e tyre

Kronikë e zezë

I riu gjendet pa shenja jete në Pejë, familjarët panë njollat e gjakut në shtëpinë e tyre

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.

Një i ri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Në një përgjigje nga policia u tha se rreth orës 05:32 familjarët kanë njoftuar se i riu në fjalë është gjetur pa shenja jete në një prej dhomave.

“Familjarët kanë vërejtur njolla gjaku. Pas marrjes së informacioneve, Policia bashkë me Ambulancën kanë arritur në vendin e ngjarjes nga ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Po ashtu u tha se në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë Policia dhe Prokurori.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.”

Sipas raportimit të mediave lokale rasti ka të bëjë me vetëvrasje, ndërsa viktima është 24 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat