Shërthen një granatë në Prishtinë, dëmtohen tri vetura- Policia jep detaje rreth ngjarjes

Kronikë e zezë

Shërthen një granatë në Prishtinë, dëmtohen tri vetura- Policia jep detaje rreth ngjarjes

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:38 Përditësuar në ora: 14:08 më 22.06.2022
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes rtk

Policia jep detaje lidhur me shpërthimin ku u dëmtuan tri vetura

Tri vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.

Zëdhënësi i zyrës rajonale të Policisë në Komunën e Prishtinë, Agron Borovci ka thënë për gazetën “Bota sot” se ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit, gjersa është raportuar në orën 06:30.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se  në rrugën "Dalmatët" në Prishtinë , një veturë është  dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,  dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që  nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar ai.

Sipas Borovcit, dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka përfunduar ai.

--------------

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paraditës së sotme. Si pasojë e kësaj, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë, tri vetura të parkuara që ndodheshin afër, janë dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke kryer hetimet e nevojshme.

Deri më tash, policia nuk ka dhënë sqarime të tjera për rastin, por pritet që të deklarohet pak më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat