Policia jep detaje për motoçiklistin i cili i hodhi në rrugë qeset e mbushura me drogë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për motoçiklistin i cili i hodhi në rrugë qeset e mbushura me drogë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Në rrugën Robert Doll në Prishtinë, policia dje ndaloi një motoçiklist me dyshimin se në motoçikletën e tij kishte substanca narkotike.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, pasi i ishte shmangur ndalimit të tyre dhe kishte hedhur në tokë qeset.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë. Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese te dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta tenton në këmbë për të ikur por arrestohet nga zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se tek i dyshuari janë gjetur para të gatshme 425 euro, një telefon dhe 19 qese te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 34.1 gram.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat