Kishte marrë 9000 euro, por s’dorëzoi mallin - arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Kishte marrë 9000 euro, por s’dorëzoi mallin - arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën një person në Fushë-Kosovë të dyshuar për mashtrim.

Sipas njoftimit të Policisë, kontabilisti i një firme kishte njoftuar se një i dyshuar ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall, por se nuk e ka dorëzuar mallin.

“I dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat