Vihet nën kontroll zjarri që përfshiu një shtëpi në Pejë, policia ende nuk i di shkaqet

Kronikë e zezë

Vihet nën kontroll zjarri që përfshiu një shtëpi në Pejë, policia ende nuk i di shkaqet

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri i cili përfshiu sot një shtëpi në qytetin e Pejës, është arritur të vihet në kontroll nga ana e zjarrfikësve.

Lajmin e ka konfirmuar Teki Syla nga policia rajonale e Pejës.

“Akoma nuk është shuar ende zjarri, por ka arritur të vihet nën kontroll”, ka thënë Syla, derisa ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet sesi ka ardhur deri te shpërthimi i flakëve.

Për shkak të masivitetit të zjarrit, për shkaqe sigurie, Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, në perimetër prej një kilometër katror.

Më herët Syla kishte bërë të ditur se bëhej fjalë për një shtëpi e cila ishte përfshirë nga zjarri dhe që kishte tendencë të përhapet edhe në shtëpitë e tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat