Aksident fatal në Veternik| Vdes një motoçiklist, vetura që e goditi iku nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Aksident fatal në Veternik| Vdes një motoçiklist, vetura që e goditi iku nga vendi i ngjarjes

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 10:55
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ka humbur jetën një motoçiklist.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat