Taksisti i vë në kurthë klientët në Vushtrri, vidhen 2 mijë e 500 euro

Kronikë e zezë

Taksisti i vë në kurthë klientët në Vushtrri, vidhen 2 mijë e 500 euro

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton për një grabitje në rrugën “Viciana” të Vushtrrisë. Dy persona kanë raportuar se gjatë rrugës me taksi, taksisti ka futur në veturë edhe një tjetër udhëtar, i cili ka kryer grabitjen.

Sipas policisë, i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin  ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Rr. Viciana, Vushtrri 04.07.2022 – 21:35. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin  ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat