Gjyshja në Prishtinë raporton se nipi i saj po keqtrajtohet nga babai i tij

Kronikë e zezë

Gjyshja në Prishtinë raporton se nipi i saj po keqtrajtohet nga babai i tij

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një burrë është në kërkim nga Policia në Prishtinë pasi dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

Sipas njoftimit nga Policia një grua ka raportuar se nipi i saj i mitur (djali i vajzës), është larguar nga shtëpia pasi është keqtrajtuar nga babai i tij.

Ajo tutje ka raportuar se i mituri nuk mund të takohet me nënën e tij pasi prindërit janë të ndarë.

Policia tutje ka njoftuar se i dyshuari nuk është hasur nga policia.

“Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat