Arrestohet shtetasi i huaj nën dyshimin se u kap duke vjedhur në një qendër tregtare në Veternik

Kronikë

Arrestohet shtetasi i huaj nën dyshimin se u kap duke vjedhur në një qendër tregtare në Veternik

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një shtetas i huaj, nën dyshimin se i njëjti u kap në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në Veternik- Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj.

Pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat