Aksident i rëndë në afërsi të Malishevës, rrotullohet një kamion, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në afërsi të Malishevës, rrotullohet një kamion, ka të lënduar

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 14:15
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ tek hyrja për në Malishevë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Në pamjet e siguruara nga Reporteri.net shihen njerëz në rrugë, ndërsa kamioni është rrokullisur dhe dy vetura janë dëmtuar.

Nga ky aksident ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë arritur Ambulanca dhe as policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat