Mërgimtarja nga Zvicra sulmohet nga motra e burrit në Suharekë

Kronikë e zezë

Mërgimtarja nga Zvicra sulmohet nga motra e burrit në Suharekë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një grua me nënshtetësi zvicerane e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga motra e burrit në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktima femër kosovare, me nënshtetësi zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat