Kamioni godet për vdekje një person në Rugovë

Kronikë e zezë

Kamioni godet për vdekje një person në Rugovë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në Bogë të Rugovës, pasditën e sotme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Një person është goditur nga një kamion, i cili ka pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat