Një person rrëzohet papritur në tokë në Prishtinë, policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes – dyshohet për sulm në zemër

Kronikë e zezë

Një person rrëzohet papritur në tokë në Prishtinë, policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes – dyshohet për sulm në zemër

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 08:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, një person rreth të 60-ve është rrëzuar në mënyrë të papritur për toke.

Me të parë se çfarë kishte ndodhur, qytetarët kishin alarmuar autoritetet kompetente që vepruan menjëherë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës dhe policia.

Aktualisht ekipi i ndihmës së shpejtë është duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa dyshohet se personi që është rrëzuar ka pësuar sulm në zemër.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat