​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit M.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda,

ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale sulmi seksual ndaj të dëmtuarës – të mitur.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat