​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit K. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se të enjten rreth orës 08:30 minuta, në rrugën “Idriz Seferi” gjatë kontrollimit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar, një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.4 gramë, një qese e plastikës me peshë 29.6 gramë dhe një qese me sasi 56.1 gramë.

Gjithashtu janë gjetur edhe një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje të marihuanës, një sasi e qeseve të vogla që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr parasysh rrethanat dhe mënyrën në të cilat është kryer vepra penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat