Tejkaluan shpejtësinë, policia gjobit me nga 800 euro dy shoferë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Tejkaluan shpejtësinë, policia gjobit me nga 800 euro dy shoferë në Ferizaj

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

800 euro gjobë është shqiptuar ndaj dy shoferëve në Ferizaj, të cilët kishin tejkaluar shpejtësinë.

M.B, 19 vjeçar kishte vozitur 90 km/h në rrugën “Rexhep Bislimi”, aty ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar, 300 euro gjobë i janë hequr tre pikë dhe i është konfiskuar patentë shoferi për gjashtë muaj.

Ndërkaq, në të njëjtën rrugë ndaj A.T, 33 vjeçar, është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro.

Ai kishte vozitur 118 km/h në zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.

Atij po ashtu i janë hequr pesë pikë dhe i është konfiskuar patentë shoferi për një vit.

Image
Gjoba
Image
Gjoba
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat