Arrestohet një burrë me 27 kg marihuanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë me 27 kg marihuanë në Prishtinë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje në mesditë një burrë në Mramor të Prishtinës, pasi në veturën e tij u gjet dhe u sekuestrua një substancë prej 27 kg e 600 gramësh. PK dyshon se ajo ishte marihuanë.

Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, atij i është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë serb.

“Fsh. Mramor, Prishtinë (NN) 09.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në veturën e ti janë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gram substancë,  dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, po ashtu është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 € dhe 320 dinar (para të Serbisë)”, njofton Policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të  cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat