​Arrestohen dy persona pasi rrahën një të mitur në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona pasi rrahën një të mitur në Ferizaj

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona pasi të njëtit dyshohet se si shkak i një mosmarrëveshje kishin sulmuar një tjetër person të mitur, e të cilit I kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa për të dyshuarit janë marrë masat e parapara me ligj.

“Stacioni i policisë në Han të Elezit, mbrëmë rreth orës 21:45 ka pranuar një informacion se në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit është një rast i lëndimit trupor. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.L(M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.L ( M/K) i moshës 20 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve e stacionit të Hanit të Elezit”, thuhet në njoftim. 

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat