Vodhën dy trotinet elektrikë, arrestohen personat e dyshuar për 7 vepra penale

Kronikë e zezë

Vodhën dy trotinet elektrikë, arrestohen personat e dyshuar për 7 vepra penale

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:22
Tritonetat e sekuestruar

Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugёn “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatё natёs persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy trotinet elektrikë nё vlerё prej 900 euro.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, “me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy (2) persona tё dyshuar (tё mitur),  por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati”, njofton policia.

Tritonetat e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do ti kthehen pronarit legjitim, njofton policia.

“Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё (7) vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme”, ka njoftuar policia.

Tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 24-orё.

Image
Tritonetat e sekuestruar
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat